Prefekti bllokon KRRT-në e Bashkisë së Fierit, shkarkon katër anëtarë
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Fierit është bllokuar, pasi prefekti i qarkut ka shkarkuar nga detyra katër anëtarë të kësaj strukture. Një muaj pas emërimit në postin e prefektit të Qarkut, Bujar Hasaj ka vendosur për shkarkimin e katër anëtarëve me pretendimin se ata kanë konflikt interesi. Ndërkohë, të shkarkuarit nga detyra thonë se vendimi është marrë për arsye politike dhe aspak për motive ligjore.
Shkarkimi
Prefekti Bujar Hasaj, me një urdhër të datës 9 nëntor 2009 ka bërë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të katër anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit në Bashkinë Fier. Shkarkimi është motivuar me konflikt interesi të disa anëtarëve, pasi dy prej tyre janë edhe punonjës të bashkisë, ndërkohë që një tjetër figuron punonjës i prefekturës dhe një tjetër arkitekt në Drejtorinë Rajonale Arsimore. Personat e shkarkuar janë arkitektët Armando Rrapaj e Gjergji Tyto, si edhe inxhinierët e ndërtimit Gazmira Plasati dhe Artur Zanaj.
Rrapaj dhe Plasati janë punonjës të Bashkisë Fier, Tyto është arkitekt pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore, ndërsa Zanaj, prej më shumë se një viti punon në Prefekturën e Fierit si specialist. Shkarkimi i katër anëtarëve të KRRT-së ka bërë që më 10 nëntor të dështojë mbledhja e këtij institucioni.
Reagimet
Vetë të shkarkuarit nuk e pranojnë si të mirëqenë argumentimin e vendimit të prefektit. Anëtarët e KRRT-së së Fierit thonë se gjithçka ka sfond politik dhe kjo shpjegohet me faktin se prefekti është anëtar i LSI-së, ndërsa katër të shkarkuarit janë anëtarë të PD-së dhe PS-së. Kështu, Gjergji Tyto dhe Artur Zanaj janë anëtarë të PD-së, ndërsa Armando Rrapaj e Gazmira Plasati njihen si mbështetës të PS-së. Të katër janë në këto poste prej tre vjetësh, të pashqetësuar nga prefekti i mëparshëm Shahin Bejdaj i PAA-së. Edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, e ka konsideruar lëvizje politike shkarkimin e katër anëtarëve të KRRT-së, që pritet të zëvendësohen me aktivistë të LSI-së në Fier.