E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie niveli, por ka ende frikë anës Vjosës e Semanit

Edhe pse shiu ka ndaluar dhe më në fund ka dalë dielli, banorët e brigjeve të lumenjve Vjosë e Seman kanë qenë nën alarm gjatë natës duke gdhirë dita e djeshme. Banorët e më tepër se 200 banesave janë evakuuar dhe bashkë me ta nga zonat e rrezikuara prej përmbytjeve ka vijuar largimi edhe i bagëtive dhe pajisjeve me vlerë, si mjetet motorike bujqësore etj. Niveli i ujit në lumenj ka nisur të bjerë dje, ndërkohë që Prefektura e Fierit ka nisur punën për përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga dalja e tyre prej shtrati. Dhjetë banesat e përmbytura mbrëmjen e së martës kanë vazhduar edhe dje të jenë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që me qindra hektarë tokë e mbjellë është dëmtuar.

m.t.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›