Lezhë, "Blerja e Fundit" shkatërron bandën e hajdutëve

Policia e Lezhës përmes një operacioni të koduar"Blerja e Fundit" ka vënë në pranga 6 persona për vjedhje. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Albert Gjonaj, 18 vjeç, Indrit Ndreca, 23 vjeç, Gentian Pjetri, 25 vjeç, Julken Mella, 20 vjeç, Jetlir Çokaj, 19 vjeç dhe Ilir Kola, 20 vjeç. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi akuzohen për disa vjedhje në disa banesa dhe lokale, si dhe për vepra të tjera kriminale.