Berisha Shqiperia ritme kineze urbanizimi
Era e urbanizimit që është në themel të planetit, ka përshirë edhe një vend të vogël sic është Shqipëria.
Kina është shteti më përparimtar në këtë fushë. Atë çfarë kinezet urbanizuan në 20 vjet, iu desh britanikëve 120 vjet për ta bërë, iu desh Shteteve të Bashkuara 80 vjet. Kinezët arritën nga 17% në 43% urbanizim në 20 vjet.
Ky shtet gjigand ka të dhëna të ngjashme të urbanizimit me nje shtet të vogël si Shqipëria e cila në 20 vjet arriti nga 35% popullsi urbane, në pothuajse 54% duke përbërë edhe një nga arritjet më të mëdha historike, kalimin nga komb rural në komb urban.
Këto të dhëna i bëri publike vetë kryeministri i vendit z.Sali Berisha në konferencën e parë ndërkombëtare për arkitekturën dhe urbanistikën.
“Vendi im i përket atyre vendeve që janë përballur më një nga ritmet më të shpejta të urbanizimit dhe emigracionit. Jam thellësisht i bindur që kjo energji, e çliruar nga ky proces, ishte një nga faktorët kyç të rritjes së shpejtë të ekonomisë së këtij vendi.
Reagimi i njerëzve ndaj këtij procesi ishin qytete të reja që nuk kanë ekzistuar përpara 20 vjetëve, por tani po zhvillohen dhe lulëzojnë. “
Censusi i fundit tregon se ky komb, këta njerëz, nga viti 2001 në vitin 2011, kanë ndërtuar banesa më shumë se çdo vend tjetër europian në 30 vitet e fundit, përveç letonezëve. Ky census tregon se në 10 vite, ky vend, i cili në vitin 2001 kishte treguesit më të ulët përsa i përket strehimit për frymë, se çdo vend tjetër europian në vitet 80-të, në vitin 2011 la pas pesë nga vendet e anëtare të BE-së ose 5 vende anëtare të OECD-s1ë. Ata tashmë zotërojnë 383 banesa për 1000 banorë.
“Ju vura në dispozicion këto të dhëna, për të theksuar se sa e jetësore është për këtë vend plani urbanistik. Unë kam shumë miq në këtë sallë, të cilët gjithmonë kanë qenë të zhgënjyer nga të ardhurit e rinj, pasi preferonin një vendosje më të mirë të tyre, por që tashmë shohin me interes madh vazhdimin e urbanizimit të të gjithë këtyre zonave, të cilat duhet të mbajnë në dimensionin e tyre: qytetarin; interesin dhe jetën e tij. Fatkeqësisht më duhet të theksoj se kryeqyteti, që ka një pozicion gjeografik të jashtëzakonshëm, është përballur në dekadën e fundit në vend të urbanizmit, me betonizimin, i cili padyshim po ‘gëlltiste’ hapësira për qytetarët.
Prandaj Tirana ka nevojë, madje është jetësore për kryeqytetin, një koncept i ri urban. Duhet ta bëjmë një qytet të përmasave të qytetarit. Procesi i betonizimit ka krijuar probleme të jashtëzakonshme për qytetarët e Tiranës: si trafik të rënduar, ndotje të madhe, zhdukjen e hapësirave të gjelbra. Uroj dhe shpresoj se kjo konferencë do të hedh dritë dhe do të japë përgjigje mbi të gjitha këto aspekte”
Në debatin kryesor te konferencës ndërkombëtare për arkitekturën dhe urbanistikën, morën pjesë edhe ministri i transporteve Sokol Olldashi dhe kryebashkiaku i tiranës Lulzim Basha të cilët paraqitën para ekspertëve të njohur ndërkombëtarë në këto fusha, projektet ambicioze për zhvillimin urbanistik të kryeqytetit e gjithë Shqipërisë.