E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Mbeshtetje te pandalshme Kosoves

Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu priti në një takim ambasadorin e Kosovës, Sylejman Selimi.
Duke e përgëzuar për detyrën e re që i është ngarkuar, ai i shprehu ambasadorit Selimi, mbështetjen e Partisë Republikane, në realizimin e detyrave të tij në Shqipëri.
Si pjesëtar i koalicionit qeverisës, zoti Mediu e siguroi zotin Selimi se mbështetja e kryeministrit Berisha për çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën është e pandalshme.
“Ka qenë vetë zoti Berisha, iniciatori dhe mbështetësi më i madh i ndërtimit të linjës së interkonjeksionit, ashtu siç ka qenë i pamatë edhe kontributi i tij për ndërtimin e rrugës së Kombit, apo dhe në idenë e krijimit të hapësirave portuale për Kosovën. Por duhet të jemi të kujdesshëm që çdo gjë të bëhet sipas rregullave, duke mos lënë shkas për keqinterpretim”, u shpreh Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu
Në këtë kontekst, zoti Mediu i shprehu zotit Selimi nevojën që ekziston për krijimin e një komisioni, të përbërë nga ministrat e dy vendeve, i cili një herë në vit të diskutojë çështjet e përbashkëta, në mënyrë që ketë një qëndrimi dhe veprim të unfifikuar.
Ndërkohë ambasadori i Kosovës Sylejman Selimi theksoi konsideratën e lartë që kishte për rolin e Partisë Republikane në skenën e politikës shqiptare, si dhe u ndal në vlerësime e konsiderata për ish-kryetarin dhe themeluesin e kësaj partie, të ndjerin Sabri Godo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›