Makina ne gremine dy te vdekur dhe nje i plagosur

Një aksident automobilistik ka qënë fatal për jetën e dy personave. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sëenjtes, kur një automjet ka rënë në një humnerë e për pasojë ka humbur jetën në fillim një person dhe u plagos rëndë një tjeter, i cili ndërroi jetë në spital pas disa orësh, kurse personi i tretë mori plagë të lehta. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se në automjet kanë qënë duke udhëtuar tre persona dhe në mënyrë të papritur ka humbur kontrollin drejtuesi e mjetit. Policia sapo ka marrë njoftimin ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka këqyrur rrethanat e aksidentit. Sipas uniformave blu bëhet e ditur se nga aksidenti ka vdekur Sokol Përpali, vjec 25 dhe Dede Dedaj 50 vjeç. E plagosura Dila Dedaj eshte jashte rrezikut per jeten sepse ka marre plage te lehta. Ngjarja ka ndodhur në një prej rrugëve të fshatit Gri të komunës Llugaj, të rrethit të Tropojës, ndërkohë që automjeti po udhëtonte nga komuna Lekbibaj drejt qytetit të Bajram Currit.