E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe/ Hedh grepin per peshkim, bie ne korrent dhe vdes

Perpjekja per te hedhur sa me larg grepat e peshkimit, i ka kushtuar jeten nje 45-vjecari nga Shkodra, qe peshkonte ne zonen e kanalit te Gjadrit ne Lezhe. Mikjon Luka eshte gjetur i pajete nga kalimtaret ne ujerat e kanalit, teksa ne vendngjarje mberriti edhe nje grup hetimor. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:00 te dites se djeshme. Ekspertet konstatuan se vdekja, ka ardhur si pasoje e renies ne kontakt me rrymen elektrike te te ndjerit, pasi jane vene re djegie ne pjese te ndryshme te trupit. Viktima ishte baba i tre femijeve, banues ne fshatin Rranze te Bushatit, kurse peshkimin e kryente ne fshatin Koterr te komunes Dajc.

A. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›