Lezhë, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin e vitit 2012
LEZHË- Pas shumë debatesh Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi më 18 vota pro dhe 2 abstenim buxhetin për vitin 2012, duke i hapur rrugë investimeve në këtë qytet. Në mbledhjen e zhvilluar, kreu i Këshillit Agustin Marku kritikoi raportin mbi mënyrën si është bërë shpërndarja e buxhetit, ku sipas tij vetëm 33% do të shkojë për investime publike.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Viktor Tushaj deklaroi se mënyra e hartimit të buxhetit i jep qytetit një tjetër hov zhvillimi, duke u përqendruar më shumë tek investimet në sektorin e turizmit.
Pas miratimit të buxhetit këshilltarët e djathtë paraqitën një mocion në sekretarinë e këshillit për shkarkimin e kreut të këshillit bashkiak Agustin Marku, i cili sipas tyre ka abuzuar më detyrën dhe ka shkelur rregulloren. Mocioni pritet të kalojë në mbledhjen me të afërt të Këshillit Bashkiak.
(el.me/news24/BalkanWeb)