E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe aksident me pasoje vdekjen e nje 44 vjecari

Një 44 vjeçar ka humbur jetën në aksin Shëngjin –Lezhë, pasi motoçikleta me të cilën ai udhëtonte u përplas me barrierat mbrojtëse. Bashkim Dehati nga Shkodra që sapo kishte dalë nga vendi i punës në Shëngjin ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si pasojë e dëmtimeve në kokë pas përplasjes më barrierat mbrojtëse. Megjithëse rruga Shengjin –Lezhe ka një korsi të dedikuar vetëm për biçikletat dhe motoçikletat ajo nuk respektohet nga drejtuesit e këtyre mjeteve, duke u bërë edhe shkak për aksidente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›