Ruset votojne sot per Presidentin e ri te vendit

Autoritetet në Moskë kanë përforcuar masat e sigurisë të dielën. Trupa policie janë vendosur në qendër të Kremlinit jashtë teatrit Bolshoi dhe në disa rrugë kryesore. Siguria është forcuar gjithashtu në afërsi të sheshit Manezh jashtë Kremlinit, ku është ndërtuar një foltore nga përkrahësit e kryeministrit rus Vladimir Putin i cili pritet të fitojë zgjedhjet në raundin e parë.
Opozita ka raportuar shkelje masive. Sipas tyre votuesit janë transportuar me autobusë në dhjetra qendra votimi për të votuar disa herë. Autoritetet kanë mohuar cfarëdo lloj falsifikimi të mundshëm të zgjedhjeve duke thënë se janë ndërmarrë masa shtesë për të parandaluar çdo mashtrim zgjedhor. Rusia duket se ka siguruar transparencë për votuesit në zgjedhje pasi ka instaluar kamera dhe vëzhguesit mund të monitorojnë drejtpërdrejt procesin e votimit. Këto masa janë marrë pas tubimeve të fundit të opozitës të cilët shfaqën dyshime për mashtrim gjatë zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit 2011. Udhëheqësit e opozitës ruse thanë se zgjedhjet presidenciale janë të paligjshme dhe se do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë nga ODIHR dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE kanë vizituar qendra të ndryshme votimi. Vëzhguesit e OSBE-së të cilët vëzhguan zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit kanë gjetur parregullsi në votim. OSBE ka planifikuar rreth 200 vëzhgues në terren. OSBE dhe ODIHR pritet të japin një informacion mbi rezultatet e misionit të tyre monitorues në një konferencë shtypi të hënën më 5 mars. Në zgjedhjet presidenciale janë pesë kandidatë. Sondazhet e fundit tregojnë se Putin do të fitojë zgjedhjet e ardhshme me 63-66 për qind të votave, shumë përpara rivalit të tij më të afërt, liderit komunist i cili mund të fitojë rreth 15 për qind të votave. Putin mund të mbetet kandidati kryesor, pavarësisht popullaritetit në rënie dhe protestave të mëdha të cilat shoqëruar këto javë rrugët e Kremlinit dhe më gjerë.