E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe aksident rrugor nje i plagosur

Një aksident automobilistik është shënuar në aksin Lezhë –Shëngjin, vetëm pak metra nga kthesa e autostradës.

Një automjet tip Benz me targë LE8960 A me drejtues 29-vjecarin Altin Hajko është përplasur me një motor me drejtues Ndue Gziqi. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka mbetur i plagosur drejtuesi i motocikletës 64-vjecari Gziqi, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Si shkak i aksidentit mendohet të jetë fakti se të dy mjetet kanë qënë duke ecur në të njëjtin drejtim ndërsa burime jozyrtare nga vendi i ngjarjes thonë se mjeti ka qene duke ecur me shpejtesi, pasi drejtuesi i tij po dergonte ne spital nje te aferm te tij.
 
Menjehere ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po heton shkaqet zyrtare te aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›