Deputetet e Tiranes rrine larg fushates
Fushata zgjedhore e ndodhur tashme ne mesin e saj po tregon edhe se cilet jane njerezit kryesore qe kandidatet per kryetar te Bashkise te Tiranes ne te dy krahet politike kane zgjedhur ti kene prane. Fare qarte ne javen e trete te fushates zgjedhore perkrah kandidatit te mazhorances Lulzim Basha po spikasin nje pjese e caktuar e deputeteve demokrate ashtu sic po ndihet edhe mungesa e shume prej deputeteve qe jane zgjedhur ne Tirane. Per sa i perket kampit te opozites mungesat duket se jane me te pakta por protagonizmi ne kete fushate duket qarte se eshte perqendruar te disa figura te caktuara te cilat po gjenden gjithnje e me shume ne krah te Edi Rames ne garen e tij te katert per te drejtuar Tiranen.
DemokratetNe fushaten intensive kandidatin e mazhorances per kryetar bashkie Lulzim Bashen duket se po e ndjekin pak deputete demokrate te Tiranes. Keshtu si pjese e fushates se tij me i spikaturi nga deputetet e zgjedhur ne vitin 2009 si deputet eshte Gerti Bogdani i cili edhe si ish-drejtues i minibashkise numer 10 ne kryeqytet eshte i njohur mire me stukuarat e kesaj partie ne Tirane. Nje tjeter figure e rendesishme e fushates se Bashes eshte edhe zevendesministrja e Integrimit Jorida Tabaku edhe ne rolin e saj si kandidatja e pare e demokrateve per Keshillin Bashkiak te Tiranes. Po keshtu cuditerisht nisur nga fakti se nuk eshte deputete e kryeqytetit ne kete fushate te Bashes ne Tirane po spikat deputetja demokrate e Fierit Mesila Doda. Deputetja Doda vazhdimisht po behet pjese e fushates per Tiranen duke kritikuar ne menyre publike shume nga nismat e Edi Rames per kryeqytetin. Aktivizim ne kete fushate ka pasur edhe deputeti demokrat Fatbardh Kadilli. Ne hije duket se eshte lene ne fushaten e Bashes kryetari i demokrateve ne kete rreth Aldo Bumci i cili asnjehere pergjate ketyre javeve te para te fushates nuk eshte paraqitur perpara mediave ne kuader edhe te fushates elektorale. Por nga ana tjeter jane edhe shume deputete demokrate te Tiranes te cilet ne opinionin publik po cilesohen pasive ne kete fushate. Ketu mund te permendim deputetet Ilir Rusmali Gent Strazimiri ministrja e Integrimit Majlinda Bregu por edhe deputetja demokrate e Tiranes Lajla Pernaska. Per sa i perket angazhimit te tyre publik javet e ardhshme te fushates do te tregojne edhe me shume.
SocialistetNdryshe nga viti 2007 kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka vendosur te beje fushate intensive ne kryeqytet per sa u perket zgjedhjeve vendore te 8 majit. Por ashtu si kater vjet me pare njeriu kryesor i Rames ne kete fushate vijon te mbetet deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi i cili ne vitin 2007 ishte edhe nenkryetar i Bashkise se Tiranes. Duket se angazhimi i Shalsit edhe ne kete fushate vendore ka ardhur per faktin e sherbimit te tij ne Bashkine e Tiranes duke qene keshtu i njohur ne detaje me problematiken e kryeqytetit. Por edhe deputetet e tjere socialiste te Tiranes nuk duket se jane ne hije ne kete fushate te Rames per kryeqytetin. Shpesh per probleme te caktuara te fushates ne televizione dhe perpara mediave kane dale deputete si Besnik Bare Vasilika Hysi Eglantina Gjermeni etj. Por deputetet socialiste pervec te qenet ne krahe te Rames per problemet e fushates jane ne terren ne menyre te vazhdueshme duke shoqeruar edhe kandidatet e socialisteve per njesite vendore ne Tirane. Si disa nga ciftet e kesaj fushate mes deputeteve te PS-se dhe kandidateve per njesite vendore mund te permendim deputeten Vasilika Hysi dhe kandidatin per njesine numer 7 Erion Koka deputeten Eglantina Gjermeni dhe kandidaten per njesine numer 5 Jeta Seitaj dhe po keshtu deputetin Besnik Bare dhe kandidatin e PS-se ne njesine 2 Artemon Cukalla. Ne kete fushate nuk eshte angazhuar publikisht deputeti i PS-se per Tiranen Kastriot Islami.