E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Krosi Do ta bej Peshkopine me uje 24 ore

Aleanca per qytetarin

Ilir Krosi i PD-se kerkon nje mandat te trete per drejtimin e qytetit pasi eshte i bindur se ka mbajtur premtimet e bera ne dy mandatet e para te tij dhe ka plane e pikesynime te qarta per kater vitet e ardhshme. Ne intervisten e tij per Shqip ai perqendrohet ne punet qe ka bere per qytetin dhe qytetaret deri me sot dhe me moton Vazhdojme se bashku premton perfundimin e projekteve te nisura dhe te hartuara per ta integruar Peshkopine jo vetem nder qendrat e medha urbane por edhe ne njesite dhe rajonet europiane.

Si e shikoni zgjidhjen e papunesise se larte dhe zhdukjen e nivelit te varferise

Zgjidhjen e problemit te papunesise e shohim te lidhur me reformat kombetare qe po ndermerr qeveria si dhe me reformat dhe zhvillimet tona lokale. Ne kete kendveshtrim investimet e medha qe ka dhene dhe po jep qeveria grantet e saj per fermeret per linjat e perpunimit te frutave etj. Ulja e taksave lokale dhe kombetare permiresimi i infrastruktures rrugore per lidhjen e komunave me akset kombetare avancimi konkret i projektit te Rruges se Arbrit kane ndikuar dhe po ndikojne ndjeshem ne uljen e nivelit te varferise ne rajonin dhe qytetin tone. Favorizimi i bizneseve te reja liberalizimi i procedurave te licencimit i dhenies se lejeve te ndertimit dhe sidomos niveli i ulet i taksave lokale kane ndikuar ne rritjen e numrit te bizneseve shtimin e investimeve dhe vendeve te punes dhe per pasoje ne zbutjen me tendence drejt uljes se nivelit te varferise.

Si mendoni ta zgjidhni problemin e furnizimit me uje te pijshem te qytetit 24 ore pa nderprerje

Aktualisht Ndermarrja e Ujesjellesit nuk eshte ne administrim te bashkise por vazhdon te funksionoje si shoqeri anonime sh.a.. Ujesjellesi ekzistues me kete administrim dhe me kete linje dhe burim furnizon disa fshatra dhe komuna. Per pasoje sasia e ujit qe vjen ne qytet eshte shume e vogel. Kjo edhe per faktin se ujesjellesi i Peshkopise ka qene ndertuar para rreth 30 vjetesh per nje numer shume me te vogel banoresh. Duke e njohur mire gjendjen po punojme me Keshillin e Qarkut per nje administrim te ri te ketij ujesjellesi qe perfshin konsulencen me donatore dhe ekspertize strategjike nga Ambasada Holandeze SNV-ja dhe UNDP-ja per permiresimin e situates. Ne po punojme me keta eksperte per gjetjen e rruges ligjore qe ujesjellesi te jete vetem nen administrimin e Bashkise Peshkopi. Gjithashtu nga vete ndermarrja eshte ne zbatim e siper projekti dhe financimi i dhene nga DPUK-ja per rehabilitimin e veprave te marrjes te ujesjellesit te Korabit ne Kala te Dodes. Gjithashtu ne koordinim me Keshillin e Qarkut Diber jemi ne fazen e pergatitjes se projektit teknik per marrjen e burimeve te Bjeshkes se Shehut dhe sjelljen e tyre ne Peshkopi. Pas perfundimit te ketyre projekteve te nisura dhe konkrete qe kerkojne 1-2 vjet kohe Peshkopia do te kete 24 ore uje.

fare do te beni konkretisht per rritjen e te ardhurave nga llixhat kurative te Peshkopise

Ne kemi bere shume per rritjen e te ardhurave nga llixhat. Dhe kjo eshte evidente per te gjithe. Kemi bere sistemim-asfaltimin e rruges per ne llixha po perfundon legalizimi i zones informale rreth llixhave si dhe kemi permiresuar ndjeshem infrastrukturen dhe sherbimin ne qendren balneare te llixhave tona. Te gjitha keto investime te viteve te fundit prej rreth 15 milione eurosh kane shtuar numrin e vizitoreve cilesine e sherbimit dhe per pasoje rritjen e te ardhurave per vete ndermarrjen qe administron qendren per qytetaret dhe per bashkine qe ne menyre indirekte merr te ardhura nga llixhat. Vec kesaj ne sapo kemi miratuar ne KRrT-ne e bashkise studimin urbanistik per ndertimin e nje parku te gjelber pushimi ne kodren mbi llixha gje qe do te ndikoje ne shtimin e vizitoreve e per pasoje ne rritjen e te ardhurave. Do te vazhdojme politikat e taksave te uleta permiresimit te cilesise se sherbimit dhe administrimin me te mire dhe me standarde bashkekohore te ketij sherbimi duke bere te mundur rritjen e numrit te pushuesve qe do vijne ne kete qender.

fare do te beni me disiplinimin e ndertimeve dhe krijimin e hapesirave publike

Disiplinimi i ndertimeve behet vetem nepermjet zbatimit te ligjit per urbanistiken. Dhe ne ndihme te permiresimit te hapesirave te gjelbra dhe shtrirjes se ndertimeve ne periferi eshte edhe miratimi qe ka bere muajt e fundit KRRT-ja e bashkise per dy parqe te gjelbra parku rekreativ ne koder Llasen dhe parku i pushimit ne Kodren mbi llixha.

mendoni per permiresimin e infrastruktures rrugore

Per permiresimin e infrastruktures kemi punuar dhe po punojme me projekte konkrete dhe me fonde konkrete. Kemi realizuar keto vite miliona euro investime ne infrastrukturen rrugore duke ndertuar dhe rindertuar te gjitha akset kryesore te qytetit. Tani po financojme rruget e brendshme dhe per kete kemi gati te gjitha projektet e asfaltimit te tyre.

Cili eshte vleresimi juaj per kandidatin rival

Nuk do te preferoja te merresha me kandidatin rival. Ne kemi qene dhe jemi perballe qytetareve. Vleresimin me te mire le ta bejne qytetaret tane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›