Rama takim me banoret e Laprakes
Kandidati dhe kryetari aktual i Bashkise Tirane Edi Rama ka zhvilluar takim elektoral me banore te njesise numer 11 ne zonen e Laprakes. Lideri i opozites eshte shprehur se nen drejtimin e tij bashkia e Tiranes ka transformuar rrenjesisht zonen e Laprakes. Rama tha se vota e 8 majit do te jete nje vote per ti dhene fund varferise dhe keqmenaxhimit te burimeve ne vend. Kemi transformuar teresisht Lapraken. Me 8 maj vote per te ardhmen. Te gjithe ne 8 maj te votoni per te ardhmen kunder papunesise dhe faturave te paperballueshme por dhe per legalizimet e banesave tuaja tha Rama gjate takimit. Kreu i PS-se tha se vota e 8 majit eshte llogari per te gjitha ato qe ka bere dhe nuk ka bere qeveria.