E Shtunë, 31 Tetor 2026

75 kg drogë bllokohet në Lazarat, 4 poseduesit në arrati

Nga operacioni i koduar “Ngrica” u sekuestruan 87 kilogramë drogë e llojit mariuanë.

Policia nuk ka mundur të arrestojë poseduesit e lëndës narkotike, por ka shpallur në kërkim katër persona. Operacioni i policisë u zhvillua sot rreth orës 01:30 minuta të mëngjesit të sotëm në rrugën kombëtare Jorgucat-Sarandë, pranë fshatin Muzinë. Policia tha se lënda narktoke e ndarë në 24 pako, në tre çanta dhe pesha të ndryshme, po transportohej në një automjet.

Katër personat e shpallur në kërkim janë nga Lazarati, i njohur për sasitë e mëdha të drogës që prodhon dhe nxjerr në shitje çdo vit. Policia tha se personat u larguan duke përfituar nga errësira dhe pylli i dendur. Mësohet gjithashtu, se lënda narkotike kishte destinacion Greqinë /Start/

                                                                                             2011-11-28 09:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›