E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe aksidenti i rende 1 vdekur 6 te plagosur

Një aksident i rendë është regjistruar në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur kryqëzimi i rrugës “Kombit” me superstradën Lezhë-Laç.

Dy autovetura janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur rendë.

Mjeti me targa TR 3811 R që drejtohej nga 38 vjeçari Orjon Pina nga Durrësi, i cili ka humbur dhe jetën, është përplasur me mjetin tjetër BMW me targë Sh 8967 E, me drejtues Edison Çelaj, 25 vjeç, banues në Shkodër, në të cilin udhëtonin si pasagjerë edhe shtetasit Xhulio Kasneci 22 vjeç, Gjergj Kasneci, 23 vjeç të cilët ndodhen në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ekspertët ka rezultuar se shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërit nga mjetet është dhe shkaku i këtij aksidenti në këtë aks rrugor mjaft problematik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›