Tifozet e Gallatasarajit jane zemeruar per largimin e mundshem te Lorik Canes
Trajneri i tij i ri, Fatih Terim, ka dëshirë të bisedojë me të dhe të ndajë rrugën e së ardhmes.
Lorik Cana jepet si shumë pranë Lacios në Serinë A, veçse një përforcim i jashtëzakonshëm i Gallatasarajit këtë verë mund të bëjë që gjithçka të shkojë ndryshe.
Por nuk është vetëm kjo, pasi edhe tifozët e çmendur të Gallatës, janë zemëruar pa masë nga lajmet që Cana mund të ikë dhe i kanë dërguar letër proteste klubit të tyre.
“Pasi morëm vesh se Cana është shumë pranë Lacios, ne si tifozë duam të shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me largimin e këtij lojtari, pasi për ne ai është një pikë referimi, që përshtatet në përsosmëri me stilin dhe mentalitetin e Gallatasarajit dhe të trajnerit Fatih Terim”, shkruajnë tifozët.
Ndërkaq, presidenti i ri i stambollinjve Ynal Ajsal, ka vendosur të fusë dorën në xhep për të krijuar një skuadër shumë të fortë për sezonin e ardhshëm.
Në listë janë emra të tillë sugjestionues si Ronaldinjo dhe Didie Drogba. Për brazilianin turqit janë gati të paguajnë 8 milionë euro, ndërsa për afrikanin ofrohet rroga prej 5 milionë stërlinash në vit, në një kontratë disavjeçare.
Ndryshe nga sa mendohej, klubi i famshëm turk nuk ka ndërmend të dorëzohet pas dështimeve të sezonit të fundit, por përkundrazi po përpiqet të reagojë fort dhe të rikthehet në krye të superligës turke dhe në kupat e Europës.
Por janë pikërisht eurokupat, që mund ta tërheqin Canën në Itali tek Lacio, pasi klubi roman do të jetë sezonin e ardhshëm në Ligën e Europës, ndonëse nuk arriti të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve. Nëse kjo do të kishte ndodhur, do të kishte qenë maksimumi, megjithëse Cana ka luajtur më parë në Champions, në radhët e Marsejës.
Ende nuk ka përfunduar pra dhe shqiptarit nga Kosova i duhet të mendohet mirë, nëse do të duhet të pranojë ulje rroge për të shkuar në një kampionat më të fortë dhe për të luajtur këtë sezon në Europë, apo të durojë që Gallatasaraj të kthehet në kohët e arta për të fituar tituj në Turqi dhe për të qenë vazhdimisht në futbollin kontinental.