Pronat dukatasit perleshen me policine
Banoret e Dukatit dhe te Orikumit jane perleshur me policine ne diten e dyte te protestes se radhes per pronat. Qindra njerez u mblodhen dje per te dyten dite radhazi perpara Bashkise se Orikumit me kerkesat e tyre te njohura tashme per pajisjen me certifikata pronesie per tokat e perfituara me ligj si dhe njohjen e pronesise mbi Gadishullin e Karaburunit dhe nje pjese te Llogorase. Ne protestat e dy diteve te fundit banoret e fshatit te Dukatit dhe qytezes se Orikumit kane kerkuar doreheqjen e kryebashkiakut i cili u kishte premtuar me pare nderhyrje per plotesimin e kerkesave te tyre.
ProtestaProtestuesit jane grumbulluar rreth ores 0730 perpara Bashkise se Orikumit edhe pse nje dite me pare kishin lajmeruar se do te mblidheshin perpara postbllokut te bazes ushtarake te Pashalimanit ku pretendohej qe te behej e mundur hapja me te gjitha mundesite e ketij postblloku. Per protesten prane bazes ushtarake organizatoret e protestes kishin kerkuar edhe leje nga policia por planet kane ndryshuar dhe vendi i protestes eshte zhvendosur perpara godines se bashkise duke penguar punonjesit e administrates te fillojne punen.
Per nepunesit e bashkise ka qene i pamundur fillimi normal i punes pasi protestuesit kane bllokuar hyrjen te bashkuar trup me trup. Policia deri ne keto momente nuk ka nderhyre por vetem ka shmangur perplasjet qe mund te ndodhnin mes protestuesve dhe nepunesve.
Protestuesit kane kerkuar takim me kreun e Bashkise se Orikumit. Ata i kane bere thirrje Kanan Brahos te shkonte ne bashki dhe te jepte llogari per premtimin qe ai u dha ketyre qytetareve per dhenien e certifikatave te pronesise ose ne te kundert ai te jepte doreheqjen si kryetar i kesaj bashkie. Me pas ata jane shperndare per te mbledhur ne oren 1200 kryepleqesine e Kuvendit te Dukatit dhe per te vendosur se cfare do te behej me tej. Situata ne Bashkine e Orikumit eshte qetesuar per me shume se nje ore ku oborri para kesaj bashkie kishte vetem punonjesit e policise se rendit te cilet rrinin ne gatishmeri.
PerplasjaBanoret jane kthyer serish rreth ores 1330 te hipur neper makina dhe ne nje kamioncine ku ishte vendosur nje qender zeri nga e cila u behej thirrje te gjithe banoreve te Dukatit dhe Orikumit per tu mbledhur serish perpara bashkise per largimin e kryetarit te saj Kanan Braho. Kesaj radhe ne mbeshtetje te tyre ishin dhe shume nxenes shkollash te cilet sapo kishin mbaruar mesimin dhe ishin bere pjese e protestes. Me shkopinj ne duar keta nxenes i jane bashkuar turmes dhe mesymja e tyre e pare ka qene hyrja me dhune ne ambientet e bashkise e cila ne ate moment ka qene e boshatisur. Me protestuesit eshte perballur policia e rendit e ndihmuar dhe nga forcat e nderhyrjes se shpejte te ardhura ne Fieri. Por situata ka degjeneruar kur nje nga protestuesit ka care gardhin e policeve dhe eshte drejtuar per ne porten e bashkise. Ai eshte ndaluar dhe eshte shtyre nga policia cka ka provokuar dhe reagimin e protestuesve. Per me shume se 20 minuta ata jane perleshur me policine dhe forcat speciale qe nuk kane lejuar futjen e tyre ne ambientet e bashkise.
Kryebashkiaku ne shenjesterBanoret jane terhequr nga hyrja e portes se bashkise dhe kane filluar serish thirrjet me megafon ne oborrin e bashkise. Kanan Braho eshte pjese e klaneve te qeverise per marrjen e tokave dhe se ne si votues qe e zgjodhem kerkojme doreheqjen e tij. Ne nuk do te lejojme qe te funksionoje me kjo bashki sa te largohet perfundimisht Kanan Braho. Cdo mengjes ne do te jemi ketu dhe nuk do te lejojme qe te punoje kjo administrate e korruptuar jane shprehur banoret e Dukatit dhe Orikumit. Protestuesit jane shperndare per te rifilluar sot protestat qe do te kene ne qender dhe kerkesen per largimin nga detyra te kreut te bashkise Kanan Braho.