Mbivendosja Bashkia e Sarandes kerkon ndihmen e policise
Ceshtja e shpronesimit te 800 qytetareve ti kalohet krimit ekonomik dhe prokurorise se rrethit nderkohe qe bashkia duhet te ngreje padi gjyqesore per tjetersim prone. Keshtu ka vendosur Keshilli Bashkiak i Sarandes ne mbledhjen e tij te 30 shtatorit te zhvilluar edhe ne prani te nje perfaqesie nga qytetaret e rrezikuar per te humbur trojet e ndertimit qe vete bashkia u ka dhene dhjete vjet me pare. Zgjidhja e ngercit te krijuar prej muajit mars te ketij viti mes 800 pronareve te trojeve te ndertimit ne zonen poshte Lekuresit dhe pretendimeve te nje ish-pronari eshte rikthyer dhe ka zene vendin kryesor te diskutimeve dhe vendimmarrjes ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Bashkiak te Sarandes. Mbledhja eshte zhvilluar edhe ne prani te nje grupi perfaqesues te komunitetit te qytetareve te kercenuar per te mbetur pa troje te cilet kane shprehur shqetesimin e tyre te drejte pas disa procedurave te bera nga disa institucione si Agjencia Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave e deri te gjykatat apo Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Keshilltaret jane informuar nga keshilltari Luftetar Hasanllari i caktuar ne krye te nje komisioni te ngritur me kerkesen e qytetareve ne muajin korrik. Ai ka sqaruar hapat e marre deri tani nga komisioni i keshillit bashkiak dhe administrata e Bashkise se Sarandes ne perkrahje dhe mbrojtje te interesave te qytetareve te rrezikuar. Ai tha se veprimet e tyre kane bere sensibilizimin e Kryeministrit te vendit Sali Berisha dhe te Hipotekes qendrore e cila ka pezulluar aktin hipotekor qe do te thote se Avni Delvines i jane hequr mundesite e nenshkrimit te transaksioneve me siperfaqen e ngrire. Ky raportim eshte plotesuar edhe nga drejtori i drejtorise juridike te bashkise Krenar Abazi i cili ka ekspozuar si te rendesishem komunikimin zyrtar me institucione qe trajtojne kete problem. Ai tha se e njejta procedure do te ndiqet edhe per pretendimin e ketyre diteve nga nje tjeter ish-pronar qe pretendon zonen e kurores se Sarandes. Nga pronesimi i kesaj zone 800 qytetareve te deritanishem te kercenuar per te mbetur pa trojet e ndertimit u shtohen edhe 100 te tjere.
Rreth ketij raportimi keshilltare te ndryshem kane shprehur opinione e qendrime te ndryshme. Per mjaft prej keshilltareve qe e moren fjalen si Astrit Llanaj Rasim Memsuri Vangjel Zafirati Mehmet Nelaj Shpetim Gjinika e Qesko Cakalli puna e bere deri tani nuk eshte vleresuar e mjaftueshme dhe me nje mendim te percaktuar qarte duke bere pergjegjes per kete jo aq komisionin e keshillit por administraten e bashkise. Keshilltari Qesko Cakalli ka kerkuar qe per zgjidhjen e problemit bashkia ti drejtohet gjyqesorit dhe te arrihet me gjyq prishja e vendimit te paligjshem ndersa Kozma Merkuri ka shkuar edhe me tej duke sugjeruar qe me kete ceshtje te merret edhe struktura e krimit ekonomik dhe prokuroria ide qe eshte perforcuar edhe nga keshilltari Ylli Piro.
Keshilltari Mehmet Nelaj tha se qytetaret nuk ndjehen realisht te mbrojtur nga bashkia e sidomos nga administrata e saj e cila sipas tij nuk ka punuar profesionalisht per te zgjidhur ngercin e krijuar. Te gjithe keshilltaret jane bashkuar ne kerkesen per te pershkallezuar perkrahjen institucionale dhe ligjore qe bashkia e ka per detyre tu jape qytetareve te saj duke u kthyer pronen dhe qetesine. Kjo mbeshtetje u shpreh edhe me vote duke kerkuar qe ceshtja e shpronesimit te 800 qytetareve ti jepet per ndjekje krimit ekonomik e prokurorise dhe te ngrihet nga bashkia padi gjyqesore per tjetersim prone.