E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e protestave ne Orikum

2008-2010

Kalvari i protestave te banoreve te zones se Orikumit e ka zanafillen dy vjet me pare kur ish-punonjesit e ndermarrjes bujqesore Rinia ne Orikum kerkuan marrjen e certifikates se pronesise ne tokat qe ata kishin punuar dhe i kishin marre ne pronesi me Ligjin nr. 7501. Ata kerkuan qe toka tu mbetej atyre qe e kane punuar dhe shpyllezuar dhe jo nga pseudopronare te cilet i kerkojne keto toka ne bregdet duke paraqitur certifikata false. Protestat e ish-punonjesve te Orikumit jane zhvilluar gati cdo jave dhe jane shoqeruar shpesh me tensione. Protestuesit kane bllokuar disa here rrugen nacionale punimet per ndertime te ndryshme ne keto toka si dhe kane pasur perplasje me forcat e nderhyrjes se shpejte te policise. Protestat e ish-punetoreve nuk kane reshtur deri ne diten kur eshte mbledhur per here te pare Kuvendi i Madh i Dukatit i cili kishte ne perberjen e tij shume banore te ketij fshati ku me te shumtit ishin te rinj. Kuvendi i Madh i Dukatit eshte mbledhur per here te pare ne muajin qershor ku u diskutua problemi i tokave te krahines se Dukatit. Atje u vendos qe te organizohen te gjithe banoret e zones per te mos lejuar asnje qe tu grabise tokat e tyre dhe sidomos Gadishullin e Karaburunit. Protesta e tyre e pare u zhvillua me 10 gusht te ketij viti kur banoret e Dukatit bllokuan per me shume se nje ore uren e Izvorit ne Orikum dhe kerkesa e tyre ishte marrja e pronesise ne zonen e Karaburunit. Bllokimi i rruges coi ne shoqerimin e gjashte prej protestuesve cka solli tensionimin e situates. Banoret bllokuan per me shume se kater ore rrugen e Llogorase ne kerkim te lirimit te gjashte te rinjve. Protestat kane vijuar me pas me bllokim rruge ne bulevardin e Orikumit dhe me pas ne mbledhjen e dyte te Kuvendit te Madh u zgjodh dhe nje kryepleqesi prej 21 burrash per te vendosur se cfare do te behet ne te ardhmen. Ne mungese te nje pergjigjeje zyrtare ata rrethuan ne menyre demonstrative tokat ne Gadishullin e Karaburunit ne fushen e Ravenes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›