E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e Detit të Zi mblidhen nesër në Tiranë

TIRANE-Shqipëria, e cila ka presidencën e radhës së PABSEC-ut, do të mbledhë në Tiranë ditën e hënë, rreth 100 parlamentarë të vendeve anëtare të PABSEC-ut dhe mbi 300 biznesmenë të TUSKON dhe vendeve anëtare të Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Asambleja e Përgjithshme do të kryesohet nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidente e radhës së PABSEC-ut. Asambleja e Përgjithshme do të zhvillojë punimet e saj tre-ditore në Tiranë, nga data 21-23 nëntor 2011. Sesioni i 38-të plenar do të ketë në fokus si tema kryesore: “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit-shtysë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, “Përmirësimi i sistemeve tatimore në shtetet anëtare të BSEC-ut” dhe “Çështjet kulturore, arsimore dhe sociale”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›