E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg Ilir Kumbaron, pritet ekstradimi

Në mungesë të një vendimi nga gjykatat shqiptare, çështja ndaj Kumbaros ishte pushuar në Angli, ndërsa vendimi i sotëm vjen pak ditë pasi familja e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia kërkoi nga drejtësia shqiptare ekstradimin e të dyshuarit.

Prokurori i çështjes kërkoi masë sigurie për Kumbaron gjatë gjykimit, kurse avokati mbrojtës e cilësoi kërkesën të paligjshme me pretendimin se këto kërkesa nuk mund të paraqiten gjatë gjykimit dhe nuk mund te gjykohen nga i njëjti trup gjykues që gjykon dhe çështjen e themelit.

Së bashku me Arben Sefgjinin, Budion Meçen dhe Avni Koldashin, Ilir Kumbaro është një nga katër personat e akuzuar për rrëmbimin me pasojë zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995 në Tiranë.

Më 21 tetor, kur bëhen 16 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familjarët e tij do të organizojnë një protestë para ambasadës britanike në Prishtinë, ku do të bëjnë thirrje për ekstradimin e Kumbaros në Shqipëri.

Prej 15 vitesh Ilir Kumbaro jeton në Britani në një banesë sociale, në sajë të ndihmës që shteti britanik i ka akorduar pasi kishte deklaruar se ishte i paaftë për punë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-14 18:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›