Ndryshojnë sërish rregullat për Maturën Shtetërore

Ministria e Arsimit, në udhëzimin për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2012, bën të ditur se ndryshe nga vitet e kaluara, kur maturantët testoheshin në katër provime, vitin tjetër ata do t’i nënshtrohen pesë provimeve.
Për shkak të kurrikulës që aplikohet këtë vit në shkollat e mesme, ku përveç kurrikulës bërthamë, funksionon dhe ajo me zgjedhje, MASH ka ristrukturuar procesin e Maturës. Vitin tjetër lista e provimeve me zgjedhje shkon në 27 alternativa. Në udhëzim thuhet se "maturantët duhet të zgjedhin lëndët për provimet me zgjedhje në mënyrë që shuma e krediteve e këtyre lëndëve të mos jetë më e vogël se 8. Numri i lëndëve me zgjedhje do të jetë 2 ose 3”.
Gjuhët e huaja, konsiderohen prioritare në udhëzim dhe kanë numrin më të lartë të krediteve. Çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja si provim me zgjedhje, me kusht që njëra të trajtohet si gjuhë e huaj e parë dhe tjetra si gjuhë e huaj e dytë, në përputhje me kreditet përkatëse, që janë 10 dhe 6.
Vitin tjetër përllogaritja e pikëve të provimeve do të bëhet me dy formula, sepse maturantët do të kenë mundësi që në vartësi të dëshirës të japin edhe një lëndë të tretë me zgjedhje. Lëndët me zgjedhje të kurrikulës bërthamë kanë këto kredite: Gjuhë e huaj e parë 10 kredite; Kimi 4 kredite; Fizikë 4 kredite; Biologji 4 kredite; Shkenca të tokës 2 kredite; Qytetari 3 kredite; Histori 5 kredite; Gjeografi 5 kredite; Ekonomi 3 kredite; Teknologji 2 kredite.
Kreditet për kurrikulën me zgjedhje janë : Letërsi e integruar 5 kredite; Matematikë e thelluar 5 kredite; Fizikë e thelluar 2 kredite; Kimi e thelluar 2 kredite; Biologji e thelluar 2 kredite; Trashëgimi kulturore 4 kredite; Sociologji 2 kredite; Histori e thelluar 4 kredite; Gjeografi e thelluar 2 kredite; Psikologji 2 kredite; Filozofi 2 kredite; Ekonomi e thelluar 2 kredite; Teknologji e thelluar 2 kredite; Gjuhë Angleze 6 kredite; Franceze 6 kredite; Gjermane 6 kredite; Spanjolle 6 kredite./Start/
2011-10-15 08:44