E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në tregun ushqimor, policia arreston një person

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person i cili dyshohet se është autor i zjarrit që përfshiu dje tregun ushqimor në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se është arrestuar 26-vjeçari Hajri Dragjoshi i cili dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr në dyqanin e tij dhe më pas zjarri është përhapur edhe në dyqanet e tjera duke i shkrumbëruar ato.

Sipas policisë 26-vjeçari ka ndezur një fishekzjarr në dyqanin e tij prej të cilit është shkaktuar edhe zjarri ndërsa ndaj tij kanë nisur proceduarat penale me akuzën “shkatërrin të pronës nga pakujdesia”
 

Ndërkohë një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmë tregun ushqimor në zonën e Kombinatit në kryeytet ku si pasojë u dogjën 25 dyqane dhe një magazinë fishekzjarresh. Fatmirësisht nga flakët nuk pati të lënduar, ndërsa ka patur dëme të konsiderueshme materiale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›