E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunuan varrezat e Laçit, në pranga tre persona

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Laçit pasi dyshohen se kanë dhunuar varrezat e qytetit. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasi Preç Gega 55 vjeç si dhe dy adoleshentë 15 dhe 16 vjeç, që të gjithë banues në qytetin e Laçit.
 

Sipas policisë tre personat grabisnin vazot metalike dhe ato prej bronzi për ti shitur më pas në pikat e grumbullimit të skrapit.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre I kanë kaluar prokurorisë për dhunim te varreve .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›