Përplaset djali i deputetit të PS, Gramoz Ruçi
21/11/2011 Bëhen fërtele 2 mjete në mes të Tiranës, rëndë një vajzë e re
Përplasen 2 makina m’u në zemër të Tiranës, ndërsa po ecnin me shpejtësi skëterrë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:15 të mbrëmjes së mbrëmshme tek kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, ndërsa një Minikuper me targa të huaja është përplasur me një BMW x6 duke rezultuar me 3 të plagosur rëndë. Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, të 2 mjetet po ecnin me shpejtësi tej normave dhe njëri nga mjetet, dyshohet Minikuperi të ketë hyrë në kundërvajtje. Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti i fundit është rrotulluar në vend, ndërsa presioni ka nxjerrë jashtë drejtuesin, i moshës së re i cili ka qëndruar për disa minuta i shtrirë në asfalt në pritje të ambulancës. Ndërkohë mjeti tjetër ka hyrë në trotuar, duke hyrë pjesërisht në një fast-food çka ka rrezikuar dhe jetën e klientëve, të cilët janë përballur me një stuhi xhamash të thyer. Fatmirësisht në trotuar nuk kishte asnjë kalimtar. Po kështu në mjetin Minikuper ishin pasagjerë dhe 2 femra, një vajzë e re e cila është nxjerrë në gjendje të rëndë, pasi është thyer xhami i mjetit dhe një grua e moshës së mesme, ndërkohë drejtuesi i BMW X6 nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Drejtuesi dhe 2 pasagjeret e plagosura kanë pritur për shumë minuta ambulancën të mbërrinte dhe më pas janë shoqëruar për në spital. Po kështu trafiku në qendër të metropolit është bllokuar për më shumë se 30 minuta. I përfshirë në aksident mësohet të ketë qenë dhe djali i deputetit Gramoz Ruçi, i cili ishte duke drejtuar automjetin BMV X6.
Si pasojë janë plagosur rëndë 2 vajza dhe një i ri. Policia bën të ditur se nga tre të plagosurit,në rrezik jete është vajza me inicialet B.P, 28 vjeç, ndërsa jashtë rrezikut për jetën vajza B. R. dhe djali E. C. E plagosura në gjendje të rëndë udhëtonte me Minikuperin së bashku me 2 të plagosurit e tjerë. Policia ka marrë në pyetje Ledio Ruçin mbi rrethanat e ngjarjes.
Dyshohet se të dyja automjetet kanë qenë me shpejtësi të madhe, por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë se cila nga automjetet ka qenë shkaktar për aksidentin e rëndë.