Tiranë, kapet i kërkuari për plagosjen e një 22-vjeçari

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 18-vjeçari i cili kërkohej për plagosjen e një 22-vjeçari. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Kristo Kodra 18 vjeç i cili dyshohet se më datën 12 prill 2011 ka plagosur me thikë 22 vjecarin Ali Doci.
Sipas policisë 18-vjeçari u arrestua në një banesë të ndodhur në Bulevardin "Zogu I" në Tiranë ndërsa plagosjen e ka realizuar në bashkëpunim me shtetasin Arben Ristani, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të Plagosjesë së rëndë me dashje.