Lezhe asnje femer kandidate per vendoret

Gjate 20 viteve te fundit ne qarkun e Lezhes perfaqesimi i grave ne politike ne institucionet rajonale apo lokale vazhdon te jete ne shifra teper te uleta. Konkretisht nga 7 deputete qe ka qarku i Lezhes ne Parlamentin Shqiptar vetem 1 eshte femer. Gjate gjithe ketyre viteve Keshilli i Qarkut dhe Institucioni i Prefektit te Lezhes vazhdojne te kete ne krye te drejtimit meshkuj. Nderkaq nga mbi 30 institucione rajonale vetem 5 prej tyre drejtohen nga femra si DRSSH ISKSH DAR ASHV dhe ISHP.
Gjithashtu edhe ne qeverisjen vendore ne qarkun e Lezhes femra vazhdon te jete e nenperfaqesur. Nga zgjedhjet vendore te zhvilluara ne 2007-en ne qarkun e Lezhes nuk u votebesua asnje femer. fare do te thote se 21 njesi vendore nder vite drejtohen vetem nga meshkuj. Ndersa ne keshillat e 9 komunave dhe 1 Bashkie ne rrethin e Lezhes nga 160 keshilltare vetem 8 jane femra. Nga emrat paraprak te kandidateve te subjekteve politike per zgjedhjet vendore te 8 majit nuk lakohet asnje kandidature femer per postin drejtues ndersa mesohet se edhe ne listat per anetare ne keshillat e njesive vendore numri i tyre eshte teper i ulet duke u renditur madje nga fundi i listave duke mos u dhene aq shume shpresa per tu zgjedhur.
Ajo cfare verehet ne pjesen me te madhe te njesive vendore do te kete rikandidime apo edhe te njejtat perballje kandidatesh si ne 2007. Pavaresisht se nga subjektet politike eshte premtuar se do te zbatohet kuota gjinore ne politike prej 30 si per kandidatet vendor ashtu edhe per anetare te keshillave vendor ky mbetet nje premtim i larget si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.