E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore Topi apel klases politike

Nje dite pas dorezimit te dokumentacionit edhe nga partite e majta ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Presidenti Topi pershendeti veprimin e opozites per te marre pjese ne zgjedhje. Sipas tij duhet te jete vete populli qe te vendose per menyren e qeverisjes se tij. Pavaresisht optimizmit te shprehur per zhvillimin e zgjedhjeve vendore Presidenti i kerkoi forcave politike qe do te marrin pjese ne zgjedhje qe te permbushin te gjitha detyrimet ne respekt te Kodit dhe te zgjedhesve te tyre.


Kam nje kenaqesi te vecante qe partite politike po permbushin detyrimet e tyre kushtetuese e ligjore per te respektuar daten e zgjedhjeve per pushtetin administrativ qe eshte data 8 maj dhe mesazhi im eshte ai qe ka qene vazhdimisht. E riperseris partite politike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te ushtrojne te gjitha detyrimet e tyre per te bere nje fushate te denje per interesat e qytetareve - theksoi Topi.


Per kreun e shtetit zgjedhjet per administraten vendore ne radhe te pare jane zgjedhje per tu sherbyer me mire qytetareve. Ai shprehu besimin se partite politike do te respektojne institucionin e zgjedhjeve qofte ky i zgjedhjeve te pergjithshme qofte ky i pushtetit vendor. Ta respektojme kete date Te bejme te dallueshem pikerisht pushtetin vendor nga pushteti qendror sepse ndryshe gjerat kamuflohen qytetari nuk merr mesazhin e duhur sepse mesazhet per pushtetin vendor jane shume te thjeshta. Dikush jeton ne fshat dikush jeton ne qytet. Ai qe jeton ne qytet kerkon rruge te gjera. Ai qe jeton ne fshat kerkon nje rruge per te komunikuar vec sherbimeve te tjera. Pra une mendoj qe eshte koha e mjaftueshme qe institucionet qe partite politike te bejne ceshte e mundur qe te krijojne nje klime te qete qe qytetari te kete mundesine qe te shkoje me deshire ne zgjedhje - tha Topi.


Presidenti leshoi edhe nje apel per qytetaret duke i bere thirrje per pjesemarrje ne zgjedhjet e 8 majit ku kerkoi nje angazhim me te madh. Duhet te pergatiten qe te jene aktive ne kete fushate zgjedhore dhe ceshte me e rendesishmja qe te gjithe te krijojne nje klime qe te marrin pjese ne zgjedhje Te zgjidhen ne nje menyre shume demokratike organet e pushtetit vendor te jemi ne ata qe te kemi ne dore institucionet Kur them ne e kam fjalen per qytetaret - tha Topi.


Per Presidentin e Republikes ne zgjedhjet e 8 majit duhet te fitoje ai qe i jep me shume besim qytetarit dhe ai qe do te realizoje ato projekte qe ka premtuar. Sipas tij institucionet do te vazhdojne qe te kene nje bashkepunim te plote institucional edhe me partneret nderkombetare si OSBE-ja ODIHR-i. Te gjithe ata qe kane shprehur deshiren te monitorojne situaten e zgjedhjeve jane te gjithe njerez te interesuar dhe besoj qe interesi i te gjitheve eshte qe Shqiperia dhe shqiptaret te jene sa me shpejt ne Bashkimin Europian theksoi numri nje i shtetit.


Deklaratat kreu i shtetit i beri gjate takimit te zhvilluar ne Akademine e Shkencave ku teme e diskutimit ishte Roli i Akademise se Shkencave ne proceset integruese te Shqiperise. Ne kete veprimtari moren pjese akademike rektoret dhe dekane te universiteteve shteterore dhe private te vendit intelektuale te fushave te ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›