E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drama e Beqe Cufajt ne Teatrin e Shtutgartit

Keto dite ne Teatrin e Qytetit te Shtutgartit ne Gjermani ka filluar te inskenohet drama e autorit nga Kosova Beqe Cufaj me titullin Daimler Last Exit Degerloch. Vepra eshte marre persiper nga regjisori gjerman Wilfried Alt.


Drama e cila eshte nje projekt i perbashket i Forum der Kulturen der Welt dhe Laboratorium dhe kompania gjermane Mercedes ka per qellim te merret me 125 vjetorin e shpikjes se automobilit ne Gjermani vit ky i shpallur jubilar ne Gjermani.
Ne qender te shfaqjes per te cilin tashme bota teatrore gjermane ka shfaqur interesim jane sidomos te huajt ne Gjermani ne 5 dekadat e fundit.


Ne nje restorant fiktiv prane nje pompe benzine ne nje autostrade gjermane nje nate dimri takohen te gjithe humbesit dhe fituesit gjermane greke turq spanjolle ruse dhe te tjere.


Shfaqja e shkruar ne gjuhen gjermane nga autori Cufaj luhet nga 20 aktore te cilet mes renies ne kurth ne nje nate dimri katastrofes ekologjike nevojes se njeriut per te qarkulluar ne fshatin global dhe periferise tragjikomike te rrefimeve e dialogeve per jeten e dyfishte mes dy atdheve provojne te japin nje panorame per njeriun e sotem mes makines dhe levizjes njeriut modern dhe se tashmes e te ardhmes se tij.


Cufaj i cili shkruan ne gjuhen gjermane dhe shqipe me shume se nje dekade eshte i pranishem ne skenen letrare e kulturore te Gjermanise me veprat e tij.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›