E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, babai vret djalin 15 vjeç, mister motivet

LEZHE-Krim i rëndë brenda familjes, babai vret djalin e tij. Ngjarja e rëndë u shënua nëe fshatin Torovicë të Lezhës rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi Ndue Stomici ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend djalin e tij, vetëm 15 vjeç. Viktima është Nikolin Stomici.

Ende nuk dihen detajet dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa mësohet se babai është shoqëruar në polici.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›