Lezhë, çelet ekspozita e piktorëve Martin Luca dhe Mikel Paluca
Galeria e Arteve në Lezhë ka hapur dyert për një ekspozitë tepër të veçantë të piktorëve Martin Luca dhe Mikel Paluca, një duet piktorësh i njohur jo vetëm në Lezhë, por edhe në shumë vende të ndryshme të botës. Kjo ekspozitë është mirëpritur nga artdashesit lezhjanë. Ekspozita e përbashkët e piktorit që jeton e punon në Austri Martin Luca dhe mësuesit të pikturës në Lezhë, Mikel Paluca ka mbledhur jo vetëm shijues të këtij arti, por edhe shumë personalite të rajonit të Lezhës. Duke vlerësuar punimet e sjella në këtë ekspozitë, përgjegjësi i Galerisë së Arteve në Lezhë Ymer Mateliaj, e ka cilësuar kthimin e piktorit Martin Luca si një rikthim i shtegtarit në vendlindjen e tij. Vetë piktori Luca e ka cilësuar këtë vlerësim të bërë ndaj tij, si një detyrim për të qenë i pranishëm sërish me një ekspozitë personale në qytetin e Lezhës.