E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani

Një humbje e madhe është shënuar sot për letrat shqipe, pasi shkrimtari Dhimitër Xhuvani ka mbyllur sytë për të fundit herë, duke u ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare për shkaqe natyrale. Autor i mjaft veprave artistike, Xhuvani njihet si një ndër figurat kryesore që bënë epokë në letërsinë shqiptare gjatë dekadave të fundit.

I lindur në vitin 1934 në Pogradec, ai do të studionte letërsi në Tiranë dhe më pas do ti vijonte studimet e larta edhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" të Moskës.

Në vitin 1958, do të botohej vëllimi i parë i tregimeve të Dhimitër Xhuvanit me titullin "Kambanat e fundit", për të vijuar më pas, në vitin 1962 me vëllimin e dytë të tij, Midis dy netëve".

Ndërsa romani i tij, i botuar në vitin 1966 Tuneli, do të paraqiste gjendjen e vërtetë në Shqipëri në ato vite, dhe për këtë arsye, shkrimtari i njohur u dëbua nga Tirana dhe punoi në Cërrik e në disa fabrika të qyteteve tjera.

Pas kthimit, Dhimitër Xhuvani i rehabilituar botoi në vitin 1970 romanin "Përsëri në këmbë".

Për të vijuar më pas me botimin e disa romaneve si ai në vitin 1976 me titullin "Zgjimi i Nebi Surrelit", në vitin 1979 romani me titullin "Do të jetojmë ndryshe", në vitin 1981 romani "Vdekja e zotit Kaloti", ndërsa në vitin 1984, ai me titullin Bota ime etj.

Bashkë me të, letërsia shqiptare humbi një nga zërat kryesorë të shekullit të kaluar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›