E Diel, 1 Nëntor 2026

U mbajt Festivali i krijuesve të diasporës

Në qytetin jugor të Suedisë, në Malmë, u mbajt Festivali i Tetë i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë. Mbi 35 krijues letrarë shqiptarë nga Suedia, Norvegjia, Gjermania e Franca dhe krijues muzikorë shqiptarë nga Suedia e Sllovenia, prezantuan punimet e tyre. J

uria e Festivalit, e udhëhequr nga poeti Sali Bashota, ndau të gjitha shpërblimet e Festivalit. Vendin e parë për krijimet letrare e zuri poezia Ishulli i dashurisë autore e së cilës ishte Shukrije Pllashniku Rama. Vendin e dytë e mori poezia Flakë dëshirash e Beqir Hatashit dhe vendin e tretë e ndanë Afërdita Xani me poezinë Në luftë me vetveten dhe Zyrafete Kryeziu Manaj me poezinë Vasha e valëve.

Çmimin letrar të Festivalit Kosovë Rexhë Bala juria ia dha poezisë së Muhamed Krasniqit Me vargun e dritës, kurse vepra artistike e piktorit akademik Shyqri Gjurkaj iu dha Riza Sheqirit për poezinë Për atdheun. Sa i përket krijimtarisë muzikore, juria e Festivalit e shpërbleu kompozitorin nga Maribori i Sllovenisë, Zeqirja Ballata për veprën Ndarja dhe kompozitorin nga Malmë, Suedi, Ahmet Bella për veprën Yllin e pashë shumë të madh.

Në kuadër të veprimtarive përcjellëse të këtij manifestimi që organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi dhe që mbështet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, u bë edhe promovimi i librave të Fetah Bahtirit, Hamit Gurgurit e të Beqir Hatashit që jetojnë dhe krijojnë në Suedi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›