E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhezime per te kaluar detin me kembe

U bene disa dite qe Sali Berisha po perpiqet te keshilloje publikisht Kolegjin Zgjedhor se cfare nuk duhet te beje. Po perpiqem te permbledh gjithe keto keshilla. Ka dale publikisht dhe i ka kerkuar te mos pranoje ankimime me nga opozita se i ka kaluar afati ka kerkuar publikisht te mos kete rinumerim total te kutive te votimit pra te mos hapen kutite ka kerkuar publikisht te injorohet kerkesa per Komisionin e Venecias ka kerkuar publikisht te injoroje faktin qe ka qindra flete votimi me shume se votues dhe se fundi ka kerkuar publikisht te mos i shkoje mendja njeriut te kerkoje rivotim per kryetarin ne Tirane.

Nese i hedh nje sy gjithe kurbes se keshillave publike qe Berisha po i jep Kolegjit shihet qarte se ai ka frike cdo hap ligjor qe con ne transparencen e ketij procesi. Kane se paku tri dite qe mediet e qeverise po brohorasin me te madhe qe u dogj afati i ankimimit per opoziten Nuk jam i qarte as une por as ndonje ekspert ligjor se cfare afati eshte djegur por gezimi i telekomanduar i Berishes duket se bazohet tek fakti qe Berisha ka frike nga rivleresimi i votave te pavlefshme te cilat ne shumice jane pro Rames dhe rrezojne 80 votat e futura pas beteje per Bashen.

Po ashtu duket qarte se kerkesa per tiu drejtuar Komisionit te Venecias e ka bere keq. Personalisht nuk pres ndonje gje te madhe nga kjo keshille nderkombetare por fakti qe Berisha duket i merzitur nga kjo ceshtje serish na con tek gjurmet e hajdutit te kutive. E njejta histori eshte dhe me egersine me te cilen njerezit e Berishes pranojne dhe justifikojne fletet qe dalin me teper se votues.

Sipas tyre kjo mund te kete ndodhur ngaqe nuk jane hapur te gjitha kutite por shtojne menjehere se kutite nuk mund te hapen pasi ka kaluar afati.
Por egersine me te madhe te tyre e shikoj kunder idese se nje eksperti gjerman per rivotim te mundshem per kryetarin ne Tirane e cila eshte nje ide e mbeshtetur gjeresisht nga eksperte te balancuar dhe qytetare neutrale te cilet duan te marre fund kjo histori pa konflikt.

Egersia me te cilen e kundershtojne kete ide na le te kuptojme te gjitheve se plani manipulativ Basha ka qene nje-perdorimsh dhe me kosto te larte. Si i tille eshte e pamundur te riperseritet. Dhe e besoj. Veshtire te riperseritesh pagesat per zonat informale dhe kategorite sociale ne nevoje veshtire te sjellesh avione nga Italia me ure ajrore sic beri veshtire te besh prape karta fallco dhe te sjellesh kosovare per te votuar veshtire te blesh komisionere dhe numerues dhe mbi te gjitha veshtire te ndryshosh prape fytyren e hajdutit dhe agresorit qe ka marre keto tri jave Lulezim Basha dhe te rivendose serish masken e njeriut te qete te distancuar nga Berisha dhe familja e tij qe lufton per Tiranen.

Gjithe keto detaje jane ne te vertete radiografia me e mire e asaj cfare Sali Berisha ka bere ne keto zgjedhje. Mjafton te lexosh keshillat publike qe i jep Kolegjit per te kuptuar ku ka vjedhur si ka vjedhur dhe si po perpiqet te mbroje vjedhjen. Kolegji Zgjedhor ndoshta nuk ka ndermend te beje asnje nga keto qe Berisha e keshillon te mos beje.

Gjyqtaret ndoshta nuk kane asnje ide se si mund te shkoje beteja ligjore dhe kerkesat e paleve por ata tani dine se cfare nuk do Sali Berisha prej tyre. Kjo eshte shume kercenuese dhe shume me e rende se sa buzeqeshja hipokrite e Lulezim Bashes pas se ciles vec krimeve te tjera te vrasjeve dhe vjedhjeve fshihet tanime dhe krimi elektoral.

Pas deklaratave boshe se ata do njohin cdo vendim te Kolegjit shfaqen perjashtimet te cilat tejkalojne cdo mundesi qe Kolegji te marre ndonje vendim kunder tyre. Me police tek shtepia dhe zyra me roje ne rruge me shantazhe publike dhe keshilla se si te mos marrin vendime qe cenojne pushtetin Berisha ka prodhuar nderkohe mosnjohjen zyrtare te rezultatit dhe ka dhunuar publikisht Kolegjin Zgjedhor.

Askush nga opozita nuk ka dale publikisht te tregoj cfare duhet te beje dhe cfare nuk duhet te beje Kolegji kurse Berisha jo vetem qe po e ben por po e ben ne menyre kercenuese.

Te vetmit qe po shprehen jane nderkombetaret dhe ata po denojne ne unison vendimin e KQZ per te vleresuar vota te gjetura pas betejes ne kutite te gabuara vendim qe ne te vertete hedh ne ere procesin zgjedhor pasi eshte selektiv ne kuti ne kohe dhe ne gjeografine e votimit. Ky eshte nje kriter qe eshte perdorur per rreth 100 kuti nga 480 te tilla eshte perdorur pas mbarimit te numerimit dhe daljes se rezultatit paraprak per Ramen me dhjete vota para dhe eshte perdorur vetem ne Tirane dhe jo ne ndonje rreth tjeter te Shqiperise.

Ne keto kushte gjithe te huajt po keshillojne hedhjen poshte te kesaj praktike antiligjore te KQZ por nuk po keshillojne cfare nuk duhet te beje apo cfare duhet te beje Kolegji. I vetmi qe po e ben kete dhe ai e ben ne menyre kercenuese eshte Berisha. Ai eshte duke udhezuar Kolegjin si ta kaperceje detin me kembe per te shpetuar Lulezim Bashen.

Problemi eshte se i vetmi qe ka deshire te vdese bashke me Lulezim Bashen ne kete vend deri tani eshte Sali Berisha. Pervec tij as ne partine e tij por sidoqofte jashte partise se tij nuk shikoj dikend qe eshte gati te behet kamikaz per te.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›