E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mcilwham: Kolegji të veprojë sipas ligjeve të vendit

Ambasadortja e Britanisë së Madhe Fiona Mcilwham ka kërkuar nga të dyja palët të besojnë në punën e Kolegjit zgjedhor ndërsa ka kërkuar nga ky institucion të veprojë në bazë të ligjeve të vendit.
 

Në një prononcim për RTV “Ora News”, ambasadorja Mcilwham kërkoi nga palët më shumë besim për sa i përket transparencës së procesit zgjedhor dhe në profesionalizimin e Kolegjit Zgjedhor.
 

“Duhet të besojmë në punën e institucioneve të vendit, në transparencën e procesit zgjedhor dhe në punën e institucioneve” theksoi Mcilwham duke kërkuar partive që pas vendimit të Kolegjit të pranojnë rezultatin për bashkinë e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›