E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Maqedoni, konfirmohet koalicioni qeverisës- PDI fituese nga partitë shqiptare

06-06-2011 / Gazeta 55

Edhe pse ende nuk ka një rezultat përfundmitar lidhru me zgjedhjet parlamentare te 5 qershorit në Maqedoni, nga ana e KSHZ, duket se disa nga partitë shqiptare mbi bazën e rezultateve paraprake, kanë arritur një rezultat më të ulët në këto zgjedhje, krahasuar me ato të vitit 2009. Kështu, deri tani, partia e Ali Ahmetit BDI, Bashkimi Demokratik për Intergim ka siguruar 108 000 vota, ndërsa në vitin 2009, ky subjekt politik siguroi një fitore me bindëse me 135 000 vota. Por duket se ka patur nje rritje në shifra përsa i përket PDSH. Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit, më 5 qershor siguroi 59 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e 2009 kandidatja e kësaj force politike, Mirushe Hoxha, fitoi me 30 mijë e 381 vota ose e thënë ndryshe, 3.9%. edhe ne zgjedhjet lokale, të zhvilluara njëkohësisht, Partia Demokratike Shqiptare rezultoi si më e humbura, pas përçarjes me Demokracinë e Re. Zgjedhjet e 2011 ishin më pozitive për VMRO-DPMNE e cila ka fituar 426 mijë vota, ndërsa në 2009, në bazë të 24 për qind të rezultateve të numëruara, koalicioni i kryesuar nga VMRO -DPMNE fitoi 56 mijë vota. Në 2011 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se pjesëmarrja e votuesve ka qenë mbi 63 për qind, ndërsa në 2009, në mbarë vendin përqindja ka qenë më e vogël, 58 për qind, ose 3.5 për qind më shumë se në zgjedhjet e vititi 2006. Në zgjedhjet lokale të 22 marsit VMRO-DPMNE ishte fituesja në bllokun politik maqedonas dhe BDI-ja në atë shqiptar. Partitë e koalicionit qeverisës nga 85 komuna morrën votbesimin për 71 kryetarë komunash.VMRO DPMNE-ja në këto zgjedhje fitoi në 55 komuna, BDI-ja ka fituar në 15 komuna, ndërsa LSDM-ja në opozitë vetëm 7 komuna edhe pse para këtij raundi zgjedhor të zgjedhurit e saj drejtonin 37 komuna. Partitë shqiptare në opozitë PDSH dhe DR kanë fituar vetëm nga një komunë Tetovën dhe Haraçinën, ndërsa kandidati i pavarur Rufi Osmani fitoi në qytetin e Gostivarit. Kandidatët shqiptarë për herë të parë do të drejtonin 18 komuna.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›