Juppe: Asadi e ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr Sirinë

Ministri i jashtëm i Francës, Alain Juppe, ka deklaruar se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, e ka “humbur legjitimitetin e tij” për të sunduar Sirinë, pas goditjes së përgjakshme nga ana e forcave të tij, kundër demonstruesve opozitarë.
Këto komente, ministri Lupe, i bëri mbrëmë në Uashington, pasi televizioni shtetëror i Sirisë raportoi për vrasjen e më se 120 anëtarëve të forcave të sigurisë siriane, në luftimet me forcat kundër qeverisë, në përshkallëzimin e qartë të konfliktit në këtë vend.
Ministri francez theksoi se Franca është e gatshme të kërkoj që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të votoj për një propozim rezolutë, që dënon regjimin e Asadit për vrasjen dhe torturimin e protestuesve paqësor.
Por, gjithashtu Juppe, tha se një rezolutë e tillë nuk do të votohej nga Rusia, e cila është në mesin e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, me të drejtë vetoje, që ka kundërshtuar përpjekjen e udhëhequr nga Evropa, për të kritikuar Sirinë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në muajin maj.