Rezultati për Tiranën, PS bën gati ankimimin e ri
TIRANE- PS është tashmë në përgatitjet e fundit për të dorëzuar ankimimin e saj kundër vendimit të KQZ-së që shpalli fitues kandidatin Demokrat Lulzim Basha, për të shprehur kundërshtinë e saj për mospërputhje të shifrave.
Ndërsa KQZ miratoi të shtunën me shumicë votash tabelën përmbledhëse të rezultatit të Tiranës, socialistët që kundërshtojne tabelën kanë tre ditë afat për ta ankimuar, fillimisht pranë KQZ dhe me pas në Kolegjin Zgjedhor.
Socialistët kanë afat të ankohen pranë KQZ deri të martën në orën 16.00, ndërsa burime pranë selisë rozë kanë bërë të ditur se ky ankimim mund të dorezohet edhe gjatë pasdites së sotme.
Sipas PS në kutitë e votimit për Tiranën ka 870 fletë më shumë se sa votues, por kreu i KQZ-së Arben Ristani ka deklaruar se mosrakodrimi i shfirave ka ardhur si pasojë e gabimit njerëzor. Ka qene ky një ndër faktet që anëtarja e PS në KQZ, Dëshira Subashi kërkoi rinumërim të të gjitha votave për Tiranën. Ndërkaq pas dorëzimit të ankimimit në KQZ, PS do të dorëzojë ankimim edhe pranë Kolegjit Zgjedhor, gjë për të cilën ka 10 ditë afat.
(s.g/balkanWeb)