E Shtunë, 31 Tetor 2026

"PS e bindur per fitore madheshtore ne Tirane". Klosi tallet me Ramen ? Qamil Xhani

Pak ore para shpalljes se vendimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per fituesin e gares ne kryeqytet, Partia Socialiste deklaroi ne menyre zyrtare se do te kerkohet pavlefshmeri e procesit zgjedhor ne Tirane. Duke i cilesuar zgjedhjet si "nje masaker elektorale", Sekretari Organizativ, Blendi Klosi u shpreh se opozita eshte e bindur ne fitoren madheshtore te kandidatit, Edi Rama. "Partia Socialiste dhe opozita e bashkuar e bindur se fitorja ne 8 maj i takon Edi Rames dhe se fitorja e Edi Rames ishte nje fitore madheshtore mbi makinerine qeverisese, e bindur se Sali Berisha dhe Ristani i prishen keto zgjedhje per te fshehur humbjen e tyre ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine do kerkoje pavlefshmerine e plote per kete masaker elektorale", tha ai. Deputeti socialist renditi nje sere ceshtjesh qe sipas tij faktojne problemet qe kane shoqeruar procesin e numerimit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. "Kode te ndryshuara, kodet qe mungojne, flete votimi jashte zarfeve te futura nga brimat e kutive te cara ne bodrumet e KQZ-se. Flete qe kane fluturuar me kilometra nga njera qender ne tjetren, nepermjet duarve te inkriminuara te sherbetoreve te sherbetorit Ristani. Kodet e numrat e votave qe nuk perputhen me procesverbalet, kuti te thyera e te shqyera tregojne me se miri se cfare permasash ka arritur manipulimi i vullnetit te qytetareve", tha Klosi. Duke hedhur dyshime ne integritetin e kutive te votimit, Klosi ka deklaruar se pjese e kerkeses se Partise Socialiste eshte dhe mos rakordimi i fleteve te votimit me numerimin e votuesve. "Kolegji i kerkoi Ristanit qe te hapte te gjitha kutite per te balancuar tabelat e rezultateve. Por Ristani me te tijte, ne paaftesine dhe makuterine e tyre prodhuan nje manipulim skandaloz dhe te padegjuar per asnje komune te larget te ketij vendi. Qindra vota me shume se votues ne plote qendra e qindra me pak ne shume qendra te tjera", tha Klosi. Ai ka shtuar se "gjysma qendrave te votimit e numerimit deshmojne se jane kthyer ne baza manipulimi". Akuzat e Partise Socialiste jane drejtuar ndaj kreut te KQZ-se, Arben Ristani dhe kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij institucioni kryesor i zgjedhjeve ka devijuar fitoren e kandidatit socialist, Edi Rama. "Kjo eshte ajo qe po ndodh me KQZ. Nje Komision qe i ngjan me shume nje pazari cikerrimash se sa nje institucioni serioz dhe dinjitoz. Duke mos qene i afte te fitoje, por duke mos pasur as kurajen per te pranuar humbjen, Sali Berisha e ka cuar vendin drejt nje shtegu te rrezikshem, koston e te cilit do ta paguajne te gjithe shqiptaret", tha Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›