Lezhe, dy shkollave u vihet kyci
A. Bushi
Lezhe- Te pakten dy shkolla nuk kane nisur mesimin dje ne qarkun e Lezhes. Mengjesin e djeshem nxenesit dhe mesuesit ne Shullaz te Kurbinit dhe Barbulloje te Lezhes, vetem sa jane takuar ne oborret e shkollave dhe me pas jane kthyer serish ne banesat e tyre pa zhvilluar mesim. Ambientet ne keto dy shkolla nuk kane qene gati per nisjen e nje procesi normal mesimor. Ne Shullaz, shkolla 9-vjecare eshte ne rikonstruksion dhe Drejtoria Arsimore u ka kerkuar prinderve te nxenesve te dergojne femijet ne shkollen e Fushe -Milotit, per te bere mesim pasdite. Kjo nuk eshte pranuar nga ana e prinderve, te cilet kane paralajmeruar nisjen e protestave. Sipas prinderve, Ministria e Arsimit ka patur kohen e mjaftueshme gjate veres, per te kryer rikonstruksionin e plote te shkolles dhe nuk duhej te priste fillimin e rikonstruksionit pikerishte ne diten e fillimit te procesit mesimor. Sipas burimeve prane Drejtorise Arsimore Kurbin, ka qene "dhenia e fondit me vonese nga ana e Ministrise se Arsimit dhe deshtimi disa here i tenderave, qe kane sjelle vonesa ne rikonstruksionin e kesaj shkolle, ku mesojne 330 nxenes.
Ndersa ne shkollen 9-vjecare Barbulloje te Lezhes, mesojne 280 nxenes. Ata duhej te zhvillonin edhe kete vit mesimin ne ambientet e kishes se fshatit, pasi edhe pse eshte ndertuar shkolla e re, ajo nuk pajisur me bazen materiale. Keshtu qe Drejtoria Arsimore Lezhe, ka urdheruar zhvillimin e mesimit si nje vit me pare ne ambientet e kishes katolike. Drejtoresha e kesaj shkolle Mrika Doda tha se "dje nuk u zhvillua mesim, pasi shkolla jone nuk ka banka dhe stola per nxenesit. Nxenesit nuk mund te marrin mesim ne kembe", shtoi ajo. Per kete problem kryetari i komunes ka e ka ngritur zeri tek Ministria Arsimore, por atje ka marre pergjigje se ka deshtuar tenderi i furnizimit me baze materiale. "Ne nuk dime se kur do fillojme mesimin, pasi edhe prinderit nuk pranojne t'i lene femijet ne te tilla kushte", ka perfunduar drejtoresha e kesaj shkolle, Mrika Doda.