Drejtoria Arsimore: S'ka vende te lira pune
Fier-Edhe pse numri i nxenesve ne shkolla sa vjen e rritet per vit, ne rrethin e Fierit mungojne vendet e punes per mesuesit e rinj. Kreu i Drejtorise Arsimore ne rreth Tahir Kastrati pohon se vende te lira ne arsim nuk ka, por ne nuk mund t'i themi mesuesve te rinj qe te mos paraqesin dokumentacionin. Deri tani sipas tij, jane paraqitur deri ne 1200 kerkesa. Ne te vit arsimor sipas Tahirit, do te ulen ne bankat e shkolles 26 168 nxenes, ku nga keta 2 511 ulen per here te pare, 5 982 jane gjimnaziste. Nderkohe 2 306 jane nxenes te vitit te pare dhe 945 jane ne shkolla profesionale. Kreu i kesaj drejtorie, pohon se ne te gjithe rrethin, kushtet e mesimdhenies te mira pasi pothuajse te gjitha shkollat, jane te pajisura me kabinete pune si ne informatike, kimi, biologji etj. Inspektoriati i higjenes, gjate inspektimit qe i beri godinave te shkollave e kopshteve te rrethit dy jave me pare, ka mbyllur kater shkolla dhe nje kopesht per shkak te kushteve teper te uleta te higjenes. Keshtu jane mbyllur shkollat e Kallmit te Vogel e Kallmit te Madh ne komunen Mbrostar, nje kopesht ne Kreshpan te komunes Cakran, shkolla 9-vjecare ne Topoje dhe shkolla e Lalarit komuna Portez. Xh.B