Gjendja ne veriun e Kosoves ne diskutim ne Keshillin e Sigurimit

eshtja e veriut te Kosoves dhe rruget e zgjidhjes se kesaj ceshtjeje ishin teme e debatit ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara i cili i ka shprehur mbeshtetje vazhdimit te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic i hapi komentet e tij duke theksuar qendrimin e qeverise se tij kunder shkeputjes se Kosoves si shtet me vete. Ai tha se Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves haptazi ose ne menyre te padeklaruar. Ai i beri thirrje Keshillit te Sigurimit te mbaje qendrim kunder hapave te njeanshme qe ndermerren me synimin per tu dhene zgjidhje mosmarreveshjeve etnike apo territoriale ne menyre qe shembulli i Kosoves sic u shpreh ai te mos behet nje pararendes i rrezikshem ne bote.
Duke u perqendruar ne zhvillimet e muajve te fundit shefi i diplomacise serbe u shpreh se udheheqja e shqiptareve te Kosoves ndermori vendimin e kalkuluar per te urdheruar nje nderhyrje te armatosur dhe te paprovokuar ne veriun e Kosoves ne kuader te nje plani keqedashes per te vendosur ne kete rajon nje regjim te paligjshem dhe te padeshiruar nga popullata e zones. Ministri Jeremic i beri thirrje Keshillit te Sigurimit tu dergoje nje mesazh te qarte autoreve te ketyre veprimeve. Ne mbyllje te fjales se tij zoti Jeremic kerkoi mbeshtetjen e Keshillit te Sigurimit per rivendosjen e status-kuose para ngjarjeve te korrikut sjelljen para drejtesise te atyre qe ai i cilesoi si shkaktare te destabilitetit.
Me pas foli Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj i cili nenvizoi se Kosova mbetet e angazhuar per procesin e permiresimit te marredhenieve rajonale. Ai fajesoi Serbine per trumpetimin e ideve per ndarje te Kosoves ne vija etnike te cilen e cilesoi si nje politike te rrezikshme per stabilitetin e Ballkanit ne pergjithesi. Zoti Hoxhaj nenvizoi se Serbia ka vazhduar nje politike diskriminuese ndaj produkteve dhe simboleve te Kosoves.
Pas 3 vjet veshtiresish ekonomike si rezultat i bllokades serbe tha zoti Hoxhaj qeveria e Kosoves u detyrua te dergoje trupat e saj ne veri jo per te kercenuar apo provokuar popullaten por per te vendosur masat e reciprocitetit. Keto veprime jane plotesisht te perligjura ne baze te autoritetit te policise se Kosoves e cila mund te veproje ne veri te Kosoves. Keto jane sfidat me te cilat ndeshet Kosova aktualisht.
Ministri i Jashtem i Kosoves akuzoi Serbine se vazhdon te financoje dhe mbeshtese trupa paraushtarake ne Kosove. Nje praktike e tille tha ai duhet te ndale pasi dhunon Marreveshjen e Ahtisarit dhe rezoluten 1244. Disa nga problemet me te cilat ndeshemi sot u shpreh zoti Hoxhaj lidhen me faktin se Serbia mbeshtet struktura paralele duke krijuar nje mungese stabiliteti ligjor per banoret nje vrime te zeze rendi dhe nje parajse per trafikantet.
Zoti Hoxhaj i beri thirrje Keshillit te Sigurimit qe te mos toleroje elemente qe dhunojne sundimin e ligjit apo rezoluten 1244. Nuk do te kete kthim ne gjendjen para 25 korrikut theksoi zoti Hoxhaj. Pas 12 vjetesh Serbia duhet te shperbeje strukturat paralele. Shpresoj se Keshilli i Sigurimit do ta vleresoje perparimin ne Ballkan dhe do te mbeshtese te dyja palet ne perpjekjet per dialog duke respektuar sundimin e ligjit ne te gjithe territorin e Kosoves.