E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, banorët kërkojnë ndihmë për shuarjen e zjarrit

TEPELENË- Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pyllin me pisha në komunën Buzë të Tepelenës.

Mësohet se zjarri ka nisur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, ndërsa flakët kanë vijuar të përhapen në orët në vijim.

Në një prononcim telefonik, për NEWS24, kreu i komunës së Buzës, Bujar Skëndo se në vendngjarje nuk ka asnjë forcë zjarrfikëse, duke kërkuar ndihmën e tyre.

Banorët e zonëns janë përpjekur të izolojnë vatrën e zjarrit, ndërsa ende nuk ka asnjë rrezik për banesat pasi janë larg zonës së përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave paraprake raportohet se janë djegur rreth 8 hektarë pisha.

E njëjta situatë në këtë zonë ka qenë edhe dje.
(e.m/BalkanWeB)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›