E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe eksplozivi ne shtyllat e tensionit policia hetime intensive

Vendosja e një sasie prej 4.5 kg tritol në linjat paralele të energjisë Koman-Elbasan dhe Fierzë-Elbasan, po hetohet në mënyrë intensive nga blutë e Lezhës. Ngjarja e cila konsiderohet si një akt tepër i rëndë kriminal, që do të kishte pasojë të rënda në furnizimin me energji elektrike të 75 % të territorit të vendit. Fatmirsisht vetëm gjysma e sasisë së lëndës plasëse ka mundur të shpërthejë, ndërsa 2.3 kg tritol që u gjendën të pashpërthyera janë ekzaminuar por nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, çfarë ka bërë të mendohet se plani ka qenë i mirëorganizuar. E vetmja gjurmë është një cigare e gjetur në vendngjarje, ndërsa përsa i përket faktit të dytë të gjetjes së flamujve të PS-së dhe atij kombëtar është bërë e ditur se kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën, dhe se mund të jetë përdorur për të larguar gjurmë. Dy të flamujt kanë qenë të vendosur mbi sasinë e tritolit, fakt që nuk është përdorur nga policia në hetimet e saj. Drejtori i policisë në Lezhë, Muharrem Furriku ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë. Ndërsa janë përqëndruar në disa pista hetimi.
Shpërthimi në linjat e tensionit të lartë, mendohet se ka patur si qëllim dëmtimin e plotë të këtij rrjeti, që për pasojë do të sillte bllokimin e dy hidrocentraleve më të mëdha të vend, atë të Komanit dhe Fierzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›