E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije sot mijera vete kalojne kufirin

Dita e sotme ka shënuar kohën e largimit për ata emigrantë që kaluan ndërrimin e viteve në Shqipëri. Sipas informacionit të Policisë Kufitare në pikat e kalimit kufitar ka nisur lëvizja normale e hyrje daljeve nga Shqipëria. Të dhënat e 24 orëve të fundit tregojnë se në Kakavijë, kanë hyrë 1700 qytetarë e 410 automjete, ndërsa kanë dalë 4950 persona dhe 1200 mjete.
E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, ku kanë dalë 3810 persona dhe 1005 mjete ndërsa kanë kanë hyrë 1660 persona me 369 mjete. Në këtë pikë kufitare pala shqiptare po punon me 9 sportele, ndërsa ajo greke me 2 sportele. Për këtë arsye, pala shqiptare ka kërkuar takim me homologët grekë, me qëllim përshpejtimin e kalimit të emigrantëve në kufi, dhe eleminimin e rradhëve të gjata në këtë pikë kufitare.
Por ndërsa situata në pikat e kalimit kufitare toksor paraqitet e tillë, nga deti ende nuk shikohet fluks lëvizjesh. Në Portin e Durrësit ka mbërritur vetëm një target, po ashtu edhe në Vlorë. Informacionet nga këto porte njoftojnë se levizja masive mund të nisë sonte në orët e mbrëmjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›