E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkelma e grushta karabinierëve, arrestohen 3 shqiptarë

ROME-Tre të rinj shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e grabitjes, dhunës dhe fyerjes ndaj uniformave policore.
Mediat italiane raportojnë se mbrëmjen e 31 dhjetorit. Spartak Uku 27 vjeç Bledar Jorgo 20 vjeç dhe 16 vjeçari me inicialet J.M janë përfshirë në një grabitje në një pike grumbullimi materialesh ndërtimi, pranë varrezave, shkruan sot Corriere Della Sera.

Njëri prej tyre ka hyrë në kapanon ndërsa dy të tjerët qëndruan jashtë për të bërë roje. Njëri prej hajdutëve është pikasur nga një karabinier, i cili ka qenë jashtë shërbimit.
Në momentin kur ka ndërhyrë për të kapur hajdutin, polici është sulmuar pas shpatullave nga dy bashkëpunëtorët
Britmat e tij janë dëgjuar nga një tjetër karabinier, i cili ka nxituar t’i vijë në ndihmë kolegut por gjithashtu është sulmuar dhe i kanë vjedhur një varëse floriri. Tre të rinjtë u larguan me makinë, derisa dje pas të dhënave të një dëshmitari janë arrestuar. 2 prej tyre u futën në burg, ndërsa minoreni u dërgua në strehën e minorenëve në Napoli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›