E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu i Melburnit ne Australi Serena Uilliams po pergatitet per nje tjeter titull

Ish-numri një i botës po rikthehet në “Australian Open” pas një mungese të gjatë në fushat e tenisit. Serena Uilliams e fitoi këtë turne të madh para dy vjetësh, ndërsa e nisi provën gjenerale në turneun e Brisbejnit, duke mundur fillimisht afrikanojugoren Shanel Shepers, 2-0 me sete, me rezultatin 6-2, 6-3.
“U ndjeva pak e rëndë gjatë lojës. Është e natyrshme sepse nuk kam luajtur që nga vera. Gjithsesi, ndihem mirë, sidomos isha e lirshme në fund. Kjo ishte një përgatitje e mirë për turneun e Australisë ku edhe koha do të jetë e bukur”, u shpreh Uilliams.
Duke analizuar vetveten, Serena 30-vjeçare ndjen se pasioni për tenisin mbetet i fortë, ndonëse jo i vetmi pasion i saj.
Uilliams tha se “mendoj se për mua më shumë rëndësi ka motivimi. Nuk ka rëndësi talenti. Nuk do të luaj gjatë gjithë turneve këtë vit, pasi dua të vazhdoj të bëj gjëra të tjera përveç tenisit. Mendoj se kjo do të mbajë të motivuar. Unë nuk mund të jetoj dot pa tenisin. Unë jam ende këtu dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem kaq shpejt”.
Pas 13 titujve të “Grand Slemit”, tenistja e madhe amerikane do të vazhdojë të synojë trofe të mëdhenj, ndërsa dëmtimet dhe dënimet ia kanë ulur kohën që kalon në fushat e lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›