E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Bashkiake garantoi festimet, asnjë incident në Tiranë

TIRANE-Bashkëpunimi midis Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit, natën e Vitit të Ri garantoi një situatë të qetë në sheshet kryesore të kryeqytetit ku u përqendruan festimet.

Përballë dyndjes së qytetareve që festuan në sheshe, policia Bashkiake dislokoi një numër të madh njerëzish dhe mjetesh për parandalimin e ngjarjeve si rrjedhojë e përdorimit të fishekzjarreve.
“Vetëm policia Bashkiake ka patur të dislokuara në këto zona 65 shërbime aktive si dhe 15 automjete në patrullim në këto akse. Gjatë natës së ndërrimit të viteve ne kemi sekustastrua një sasi të konsiderueshme fishekzjarresh dhe u mënjanuan të gjitha incidentet që mund të ndodhnin në zonë për shkak të shpërthimit të fishekzjarreve” , u shpreh kreu i Policise Bashkaike, Florenc Hoxha.

Hoxha theksoi se pas orës 12:00 te nates, në bashkëpunim me policinë e qarkullimit rrugor u menaxhua lëvizja e mbinagrkuar e automjeteve, kryesisht në bulevardin e ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe në zonën e ish-Bllokut.
“Përvec këtyre në bëmë të mundur dhe menaxhimin e qarkullimit rrugor kur pas orës 12:00 u rëndua së tepërmi”

Ristrukturimi i Policisë Bashkiake si një forcë gjithnjë e më efektive, sipas drejtorit, Florenc Hoxha mbetet një sfidë për t’u realizuar brenda vitit 2012.
‘‘Ristrukturimi së pari dhe rikompozimi i strukturës së policisë Bashkiake, kemi në plan që të krijojmë një strukturë për bicikleta që të menaxhojë Parkun e Liqenit Artificial, do te fusim disa shërbime me motocikleta brenda territorit të Qarkut të Tiranës, brenda vijës së verdhë, janë përgatitur të gjitha kushtet për futjen e femrave në Policinë Bashkiake, kjo do ndodhi brenda muajit Janar. Ato do të shërbejnë si patrulla këmbësore në shume tregje për të menaxhuar gjithë problematikën e Tiranës dhe zonat e saj."

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›