E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe ende i lire vrasesi i trefishte

Mbetet ende i lirë vrasësi i tre pjestarëve të familjes Shtjefni në Blinisht të Lezhës. Operacionet e policisë nuk kanë mundur ende të vënë në pranga 38 vjeçarin Kastriot Zhuba, i cili dyshohet se mund te jëtë larguar nga zona dhe është zhvendosur drejt qytetit të Shkodres. Megjithëse kishte informacione se vendqëndrimi i autorit të vrasjes së bashkshortëve Rrok e Mire Shtjefni dhe djalit të tyre 24 vjeçar Fatjon Shtjefni mund të strehohej tek disa të njohur të tijë në qytetin verior, ka qënë e pamundur që të identifikohet vendndodhja e tijë. Burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se dyshohet se Zhuba mund të ketë kaluar kufirin në mënyrë ilegale drejt Italisë, strehë në të cilën ishte vendosur para se të kryente krimin. Mbrëmjen e të Hënës pas një sherri të çastit, Kastriot Zhuba qëlloi në hyrjen e shtëpisë së tij mbi tre pjestarët e familjes Shtjefni të cilët ishin edhe komshinj të tijë. Ai e kreu krimin pas debatit që pati me 24 vjeçarin Fatjon Shtjefni, të cilin e kishte goditur me makinë gjatë lëvizjes nëpër fshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›